E Diel, 1 Nëntor 2026

Ki-moon: Siria në konventën ndërkombëtare kundër armëve kimike më 14 tetor

NJU JORK- Siria do të jetë pjesë e Konventës Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike më 14 tetor, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

''Më 14 tetor Siria do të jetë zyrtarisht anëtare e Konventës Ndërkombëtare për Ndalimin e Përdorimit të Armëve Kimike'', theksoi kreu i OKB-së në një deklaratë të bërë për mediat pak më parë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›