Berisha, homazh në nder të ish kryeministrit turk Erbakan
Kryeministri Berisha zhvilloi sot homazhe në ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë, në nderim të ish kryeministrit turk Necmettin Erbakan, i cili u nda nga jeta ditë më parë në moshën 84 vjeçare.
Me këtë rast ambasada e Republikës së Turqisë hapi sot librin e ngushëllimeve, në të cilin kryeministri Berisha la një shënim në nderim të figurës së Necmettin Erbakan dhe kontributit në politikë.