Berisha i hap deren Nanos

Kryeministri Berisha i “hapi dyert” e Kryeministrisë kandidatit të vetëshpallur për president, Fatos Nanos.
Në një deklaratë të dhënë gjatë një vizite të realizuar të dielën në Galerinë e Arteve, i pyetur rreth deklaratave të Nanos, që është shprehur se do të mbajë një takim me të gjithë liderët e partive parlamentare për të biseduar për kandidaturën e tij, Berisha u përgjigj: “Fatos Nano e ka gjithmonë derën e hapur për të takuar kryeministrin e vendit”.
Nga ana tjetër, kryeministri rikonfirmoi se nuk mund të ketë një kandidaturë konsensuale mbi emrin Zgjedhja e presidentitNano, pro dhe kundër Analistët: Presidenti? Më mirë jo politikPresidenti, Nano nis fushatën e Nanos: “Ne nuk tërhiqemi nga vendimi për të pasur një kandidat nga maxhoranca në këto zgjedhje. Ky është edhe një detyrim që kemi ndaj shumicës së shqiptarëve, që na ka dhënë votën për t’i qeverisur. Ne do të kemi një kandidat që do të përzgjidhet pas një procesi transparent, në të cilin do të këshillohemi edhe me aleatët tanë”, shtoi kryeministri.
Megjithatë, Berisha iu shmang emrave të përveçëm, duke theksuar se: “Është ende herët për të folur për kandidatura. Ju siguroj se përzgjedhja do të nisë në kohën e duhur”.
Nga Galeria e Arteve, kryeministri komentoi edhe akuzat e opozitës, në lidhje me “vjedhjen e votës së lirë” edhe brenda Kuvendit, gjatë votimeve për nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. “ Qëndrimet e Partisë Socialiste për votimin e fshehtë me elektronikë janë joserioze. Partia Socialiste duhet të çlirohet një herë e mirë nga frika e votës së lire. Ata kanë kërkuar në komisionin e rregullores që votimi për presidentin e ri të bëhet me zarf. Sipas tyre, kjo është edhe mënyra nëpërmjet të cilës realizohet përzgjedhja në Parlamentin Europian dhe nëse kjo është e vërtetë, ashtu do të votojmë edhe ne”, përfundoi Berisha.