E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Berisha i ka piketuar ministrat qe largohen"

Berisha i ka piketuar ministrat, te cilet do te largohen per shkak te mungeses se ritmit te reformave. Kete e kane konfirmuar dje dy aleatet e kreut te mazhorances ne qeverisje, kreu i PDK, Ndoka dhe ai i PBDNJ, Dule, teksa kane shprehur mendimin se Kryeministri Berisha duhet te shkarkoje ne menyre te menjehershme ministrat, te cilet kane treguar dobesi ne punen e tyre, pa pritur analizat e deklaruara me pare. Keshtu, kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka dhe ai i Partise te Bashkimit per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, theksuan dje, per gazeten "Koha Jone", se tashme Kryeministri Berisha nuk e ka te veshtire te kuptoje se cilet jane ato ministri qe kane caluar ne detyrat e tyre. Kryetari demokristian, Ndoka, theksoi se per te bere vleresimet e tij per ministrat e qeverise "Berisha" nuk duhet te niset vetem nga perfundimet e analizes vjetore te punes ne cdo ministri. Sipas tij, Berisha e ka tashme te qarte se cilet ministra nuk kane kryer detyrimet e tyre dhe kete nuk mund ta zbuloje vetem ne fund te analizes se punes njevjecare te ministrive.
"Analiza e punes vjetore te nje ministrie eshte vetem nje rutine dhe ajo realisht nuk tregon ne menyre te qarte se sa realisht nje minister eshte efikas ne punen e tij. Mendoj se Kryeministri Berisha tashme e ka te qarte se cilet jane sektoret problematike te qeverisjes se tij", tha ministri i Shendetesise, Ndoka. Por, per te, analiza e punes njevjecare eshte vetem nje nga elementet ku Berisha duhet te bazohet. Po i te njejtit mendim eshte edhe kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule. Sipas tij, tashme eshte e qarte per te gjithe se cilet jane sektoret problematike ne vend dhe se cilet ministra duhet te ndryshohen me te tjere. Kreu i PBDNJ-se, Dule, theksoi se te gjykosh punen e ministrave vetem duke u nisur nga nje analize eshte nje metode e vjetruar dhe jo reale.
"Te gjykosh punen e ministrave vetem nga analizat e nje ministrie perben nje mendesi dhe praktike komuniste", deklaroi Dule, ne nje prononcim per gazeten "Koha Jone". Prej muajsh, kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule, ka kerkuar qe Kryeministri Berisha mos te humbe kohe, por te ndryshoje ministrat problematike te kabinetit te tij, te cilet kane lene ne prapambetje edhe sektore te rendesishem te jetes ne vend. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha asnjehere nuk ka pranuar publikisht se qeveria e tij ka nevoje per ndryshime dhe ka theksuar se puna neper sektore po vazhdon normalisht. Por, kreu i ekzekutivit ka deklaruar se do te vezhgonte me kujdes edhe analizat e punes se ministrive, per te verejtur keshtu se kush minister kishte mangesi ne detyrat e tij. Per te, puna e cdo ministri matet me realizimin e progres-raportit te BE, qe eshte busull orientuese per punen e qeverise. Duke qene se analizat e dikastereve perfundojne ne fund te janarit, pikerisht kjo periudhe mendohet te jete dhe koha per ndryshime ne kabinet.
Berisha
Kryeministri Berisha asnjehere nuk ka pranuar publikisht se qeveria qe ai drejton ka nevoje per ndryshime. Ndonese progres-raporti i Komisionit Evropian per vitin 2007 kishte nje sere verejtjesh per shume sektore ne vend, Berisha ka deklaruar se qeverisja po shkon mire. Por, nga ana tjeter, Berisha ka theksuar se puna ne cdo ministri do te vezhgohet me kujdes, do matet dhe analizat do te tregojne edhe mangesite e tyre.
Deputetet
Nevojen per ndryshime ne qeveri e kane deklaruar edhe deputete qe i perkasin Grupit parlamentar te Partise Demokratike. Keshtu, deputeti Prec Zogaj ka theksuar se eshte e nevojshme qe qeveria "Berisha" te riformulohet edhe njehere perpara zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Po keshtu edhe deputeti i PD-se, Besnik Mustafaj, ka theksuar nevojen e ndryshimeve ne qeveri, pa permendur kerkesen e Ngjeles per ndryshime.
Aleatet
Nje pjese e partive pjesemarrese ne koalicionin qeveritar te drejtuar nga Partia Demokratike kane kerkuar nga Kryeministri Berisha qe te beje ndryshime te menjehershme ne kabinetin qeveritar. Keshtu, PBDNJ ka kerkuar qe ne nga kabineti te ikin ministrat qe administrojne ekonomine e vendit, pasi ne vend ka nje ulje alarmante te saj. Po keshtu edhe kreu i LDK-se, Lesi, ka kerkuar largimin e Pollos dhe Ndokes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›