Kadare: Mungesa e ujit e dritave, barbare
Shkrimtari i madh, Ismail Kadare, ne nje interviste te dhene per "Zerin e Amerikes" eshte shprehur se shqiptaret jane nje komb qe i perket Evropes, pavaresisht besimit te saj fetar. Nderkohe, duke u ndalur ne situaten ne vend ai eshte shprehur se problemet e akumuluara hap pas hapi kane bllokuar dhe integrimin.
Po mbushen pothuajse dy dekada qe nga permbysja e komunizmit dhe ende nuk mund thuhet se tranzicioni ka mbaruar. Shqiperia sot eshte prane marrjes se nje ftese per anetaresim ne NATO. Si do t'i komentoni ju keto zhvillime ne Shqiperi?
Natyrisht, une e kuptoj gjithe ate ligeshtimin qe permendet ju, e kuptoj fare mire dhe kjo nuk do te thote qe ne te harrojme dhe te mos marrim parasysh ate cka ndodhur, kane ndodhur edhe gjera te mira ne kete kohe, per shembull ne, vete fakti qe ne, nga nje vend qe prisnim te na sulmonte NATO-ja, ja kishim mbushur mendjen vetes se do te na sulmoje NATO-ja dhe benim gati disa shtiza dhe disa maja gjilperash cative, qe te mbroheshim prej saj, kurse tani presim ftesen qe te hyjme, kuptohet cfare ka ndodhur, ne bote edhe ne Shqiperi; por une e kuptoj edhe padurimin shqiptar, sepse ky tranzicion, sic thate ju, zgjati shume, dhe po kthehet ne nje fare ngecjeje, ngecje historike; se gati 20 vjet qe po behen, nuk eshte me fjala tranzicion qe i pershtatet. Problemi qe kemi, eshte se ka disa probleme bllokuese ne Shqiperi, qe duken nganjehere banale nga ana e jashtme, por s'jane banale, jane shume te thella, ai qe eshte problemi i dritave dhe i ujit. Na vjen turp te gjitheve, qe duhet te flasim, te merremi me kete problem. Mirepo, nuk si te mos merremi, sepse kjo eshte sikur te na kete ardhur nje gje qe nuk ndodh sot ne bote, ose ne nje pjese te madhe te planetit, te jete kthyer, ta zeme nje semundje e Mesjetes, Murtaja, dhe ne te kemi pune me te. Mungesa e ujit dhe dritave, eshte barbare, eshte jo e epokes tone, prandaj na acaron me fakt, na bllokon ne cdo gje, paralizon vullnetin ne kete vend, krijon ligeshtim moral; dhe ne kete menyre, mungon ai qe eshte normaliteti i jetes; ne kete menyre, Shqiperia s'mund te jete nje shtet i lire dhe sovran, duke pasur kete problem kaq te rende, qe ne pamje eshte banal dhe mua me vjen tashti pak zor, qe detyrohem te flas per te, keshtu na vjen zor te gjitheve, eshte uji dhe dritat. Uji ka qene nje mjet shtypjeje, historikisht eshte njohur, mjet dhune; madje ekziston nje terminologji, nje term qe quhet, "diktatura hidrike", diktatura te bazuara mbi sundimin e ujit, pra diktatura qe bazoheshin me teper se ne burgje dhe ne polici, ne mungesen e ujit, ne nderprerjen e ujit, Natyrisht, qe nuk dua te bej krahasim, pa dyshim, por ne na ka mbetur pra neper kembe, nje gje, nje relikte e koherave barbare e epokave te vdekura. Prandaj, keshtu, shpjegohet qe ne Shqiperi krijohet ky ligeshtim, me te drejte, si te thuhet, sepse duke mos zgjidhur disa probleme madhore, ato bllokojne te tjera dhe bllokimi kalon ne zinxhir dhe krijohet ajo qe thashe, ngecja.
Sot degjon here pas here, qofte ne Perendim, qofte nga fqinjet e shqiptareve ne Ballkan, se feja e shumices se tyre, myslimanizmi, perdoret per argumente te caktuara. Ku mendoni ju se i ka bazat kjo?
Kjo ka nje baze, jo me kot qe behet me kaq kembengulje, natyrisht. Tani, Ballkani shquhet si vendi i krijimit te perrallave, i fantazive. Nje nga perrallat qe lidhej me problemin e Kosoves ka qene, qe Kosova u shpall per nje kohe te gjate si djepi i serbizimit, Jerusalemi i serbeve etj., tani po krijohet nje perralle e re, jo me lidhur me serbet, por lidhur brenda nje problemi ndershqiptar - ceshtja e fese te shqiptaret. Shume te interesuar jane shume njerez, qe ta theksojne kete gje, ta theksojne se ne Shqiperi ka dy besime ose tre besime, me sakte dhe eshte e habitshme sepse kjo krijon nje lloj surprize, te shume te huaj sidomos. Kane qejf te surprizohen, te ndjehen te habitur prej kesaj. Une nuk kam degjuar ndonjehere te them te drejten qe ne Evrope, ku kjo dukuri eshte e njohur, njerezit te habiten per kete gje. Ne Gjermani, ne France, ne vende te tjera evropiane ka dy dhe disa here tre besime kryesore. Nuk kam degjuar kurre qe nje francez te thote jam francez protestant apo katolik, ose nje gjerman ta thote kete gje. Jane gjermane, jane franceze, tani eshte shtuar edhe feja myslimane, ku ka ta zeme, ne France ta zeme ka me shume myslimane sesa ne Shqiperi e ne Kosove bashke. Pra, vetem kjo, per ne bie shume ne sy, ose me teper ta nje theksim me nje fare padurimi qe nga kjo gje te ndodhi dicka ne Shqiperi. Harmonia fetare, sic e permendet ju, ka qene vertet nje sfide e jashtezakonshme qe populli shqiptar i ka bere ne radhe te pare historise se vet, qe nuk e ka lejuar ate te preket dhe qe po i ben ne nje fare menyre mendesise boterore, evropiane. Ku e ka bazen tani gjithe kjo pritje e gjate qe te ndodhi dicka me keto fe? Kjo e ka bazen tek nje ide e mbrapshte, e vjeter, qe shqiptaret nuk jane evropiane; shqiptaret duke qene se kane nje pjese te madhe myslimanesh midis, keta myslimane shqiptare se paku, ne qofte se s'jane te gjithe shqiptaret evropiane, se paku myslimanet shqiptare s'jane evropiane, domethene shumica e tyre. Kjo eshte nje teze e mbrapshte, me nje qellim te caktuar, qe lidhet me krimet e vjetra dhe me projekte te ardhshme, te cilat jam i bindur qe nuk do te kryhen kurre. Domethene, kush jane krimet e vjetra qe lidhen me kete? Shperngulja - ka qene nje doktrine antishqiptare. Shperngulja ka qene nje menyre qe ne e kemi provuar. Kosova sot do te kishte 3 milione banore ne qofte se nuk do te kishte disa shperngulje te tmerrshme ne vitet '30 dhe '40, shperngulje te medha ne Turqi. Domethene ata shqiptare qe kane qene 300-400 mije ne ate kohe qe kane ikur, do te ishin nje milion. Pra, shikoni se si shperngulja eshte nje mjet qe eshte shfrytezuar dhe ky mjet vazhdon te jete ne projektet e mbrapshta, te besohet gjithmone, te enderrohen gjera te shkuara, qe te bejne qe te quhen shqiptaret miq te huaj per kontinentin evropian. Domethene ne, serbet e keta, jane evropiane dhe shqiptaret nuk jane, meqenese kane kete problemin e fese. Ketu eshte prapavija, mendoj une, e keqe e ketij problemi qe neve me sukses, populli yne, kombi yne e ka sfiduar, duke vertetuar se myslimanet shqiptare jane po aq, ndihen anetare te kontinentit, pjesetare te ketij kontinenti qe quhet Evrope, po aq sa katoliket, po aq sa te tjeret, ortodokset, ateistet etj., etj.
Ne Shqiperi po botohet vepra juaj e plote. Tashme kane dale ne treg dy vellimet e para te saj. A vazhdon te jete i njejti interes per librin ne Shqiperi?
Ka shume fjale qe ka rene interesi per librin, ky eshte nje diskutim boteror. Une mendoj, se nuk ka rene interesi aq sa mendohet. Ka nje fare renie relative, qe eshte e shpjegueshme, por ne Shqiperi, per fat te mire, gjithmone kam konstatuar se lexuesi i mire shqiptar, qe mbetet gjithmone lexuesi i mire shqiptar, ka interes per librin e per letersine e mire dhe do ta mbaje kete interes. Une nuk jam pesimist per kete gje. Natyrisht, per t'i kthyer te problemet qe folem me lart, kur kemi ato problemet bllokuese, si ceshtja e dritave, me siguri edhe shkrimtaret shqiptare, me nje trishtim mendojne qe ja u be erresire, secili ka hallet e veta, sic ka cdo familje dhe cdo ndermarrje; por shkrimtaret kane edhe ate problemin e tyre, qe librat e tyre ne ate kohe nuk lexohen, si te thuash dhe e konstatojne kete gje me trishtim. Ja pra, si lidhen problemet ne Shqiperi, por une po kthehem tek ajo, qe lexuesi shqiptar ka mbetur amator i kultures dhe i letersise vecanerisht.