E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i kërkon dorëheqjen altin Dumanit, publikon dokumente që sipas tij vërtetojnë që ka mashtruar gjatë Vettingut

Kreu i PD Sali Berisha teksa u paraqit në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje hodhi sërish akuza ndaj ish kreut të këtij institucioni Altin Dumani.

Berisha publikoj dokumente në lidhje me një vilë në pronësi të familjes së bashkëshortes së Dumanit  që sipas tij dëshmon që ky i fundit ka mashtruar në procesin e Vettingut.

“Por nuk po kalojmë aty, qëndrojmë këtu. Edhe njëherë, këtu keni çdo dokument, keni çdo dokument në procesin e legalizimit, të kadastrës, që fakton se toka ka qenë arë, që fakton se në këtë truall 217 metra, sipërfaqja e ndërtimit në kat të parë është 92 metra dhe që vazhdojnë katet në ndërtesën trekatëshe.

Që faktojnë mashtrimin publik të Altin Troplinit, që faktojnë se është i padenjë, është një Irena Gjokë bis në Prokurorinë e Shtetit dhe që paguhet me rrogën më të lartë në Ballkan. Nga Sllovenia gjer në Greqi ndofta, s’jam i sigurt, ky është njeriu me rrogën më të lartë. E kuptoni ju apo jo? Se ç’meriton ky.  Pra, unë uroj dhe shpresoj që këto dokumente t’ia paraqisni publikut. Si një detyrim, edhe si një detyrim moral. Për atë lloj kredibiliteti të pamerituar kurrë, kurrë të merituar që i është dhënë atij personi. Shqiptarët të mësojnë se kush janë ata që bëjnë vetingun dhe si e bëjnë vetingun. Se ç’përfaqëson ky njeri që u bë i plotfuqishëm në veting pas largimit të institucioneve të vetingut. Pra, ky është. Ky është narko-shteti. Ky është shteti i delikuentëve, i mashtruesve, i para-larësve të tipit Dumani”, u shpreh Berisa.

Berisha ka kërkuar para SPAK dorëheqjen e Dumanit.

“Ky njeri ka larë para me vilën dhe e paraqet vilën të ndërtuar para fejesës, para shndërrimit të tij në dhëndër. Ndaj dhe t’i kërkojmë këtij largimin e menjëhershëm nga detyra.

Prandaj ky njeri mbron Irenën me 5 mbiemra, se është vetë një Irenë, se është vetë një delinkuent, se është vetë një mashtrues, se është vetë një pare-larës.

Këto janë të vërtetat. Këtu keni dokumentet, hartën kadastrale, legalizimin që fakton se në vitin 2004 ka qenë tokë arë, nuk ka qenë as kishë, as teqe, as xhami.

Pra, këta që betohen, dhe shkon e predikon ky mashtrues, na predikon, na thotë se ishte faltore. Shpall faltore ku ka larë paratë e krimit të vet. Të gjitha këto janë dëshmi se çfarë përfaqëson ai. Ndaj dhe ai duhet të largohet menjëherë nga detyrë bashkë me Irena Manekun, të kenë fatin e njëri-tjetrit”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›