Shakira fiton gjyqin, Gjykata spanjolle urdhëron Autoritetin Tatimor t’i paguajë 55 milionë euro

Autoriteti Tatimor i Spanjës do të duhet t’i paguajë yllit kolumbian të popit Shakira më shumë se 55 milionë euro.
Kjo sipas një gjykate spanjolle e cila doli në përfundimin se këngëtarja kishte paguar në mënyrë të padrejtë taksën për të ardhurat personale për vitin 2011.
Autoritetet tatimore dështuan të provonin se këngëtarja pati ndenjur më shumë se 183 ditë në Spanjë në atë vit.
Që një subjekt të paguajë taksën për të ardhurat personale, duhet që të ketë jetuar për të paktën 183 ditë në vit në Spanjë.
“Në 2011-ën, Shakira ndenji 163 ditë në Spanjë dhe autoritetet tatimore dështuan të provonin se qendra e interesave ekonomike të këngëtares ishte në Spanjë”, shkruhet në vendimin e gjykatës, nën të cilin këngëtares jo vetëm që do t’i kthehet jo vetëm shuma prej 24 milionë eurosh që iu mbajtën nga tatimorët si taksë për të ardhurat personale, por edhe më shumë se 24 milionë euro gjoba për atë që gjykata e cilësoi si shkelje shumë të rëndë nga ana e autoritetit tatimor.
49-vjeçarja pati jetuar me ish bashkëshortin, ish futbollistin Gerard Pique për më shumë se një dekadë dhe pas ndarjes në 2022-in u largua për të jetuar sëbashku me dy djemtë e saj në Majami të SHBA-së.
Rezidencën e përhershme në Barcelonë e deklaroi në fund të 2014-ës.
/rtsh.al/