Berisha i kthehet “normalitetit”: Mosbindje? Përpjekje edhe në parlament

Pas disa javësh tension në parlament, me djegie karrigesh, zhurmës rreth foltores apo përplasjeve me gardistët, demokratët duket se po shkojnë drejt zbutjes së aksionit të tyre. Kreu i PD-së, nga izolimi në shtëpi, këtë të premte foli për betejë në Parlament për pensionet.
“Beteja jonë në parlament do jetë vendosja e minimumit jetik 200 euro për çdo shqiptar dhe mbi këtë minimum rritjen e pensioneve në varësi të ditëve të punës dhe invaliditetit.”
Por sërish demokratët nuk do të heqin dorë nga aksioni i tyre në rrugë për krijimin e qeverisë teknike.
“Kombinimi i të gjithave, nuk mundet të hiqet dorë nga mosbindja civile, deri sa qyteraët të votojnë si qytetarë të lirë.”
Të martën e javës që vjen, opozitarët kanë aksionin e tyre të dytë në rrugë, me planin e bllokimit të disa aksteve kryesore të vendit.
“Plani B dhe A është mosbindja civile, qeveri teknike.”