E Enjte, 5 Nëntor 2026

Po transportonin klandesitinë në Himarë/ Dy të rinj braktisin mjetin, shpallen në kërkim

Himarë- Dy persona, banues në Durrës janë shpallur në kërkim pasi po transportonin në mënyrë të paligjshme, kundrejt pagesës, 5 shtetas nga India.

Ata nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar dhe më pas kanë braktisur automjetin tip “Skoda”. Grupi hetimor po punon për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›