E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha i lë “derën hapur” Dashnor Sulës: Zgjodhe Tikun, por ke kohë akoma ta mendosh

Nga Elbasani, Sali Berisha i ka shtrirë dorën deputetit demokrat Dashnor Sula, i cili hyn në zgjedhje si kandidat për ligjvënës në listën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Dashnor Sula doli kandidati më i votuar në Primaret e PD-së në qarkun e Elbasanit, por vendimi i Berishës për ta lënë jashtë listës së mbyllur, bëri që Sula të largohej edhe nga lista e hapur.

Berisha thotë se vendimi i Sulës për tu bashkuar me Adriatik Lapajn ishte i gabuar, por sipas tij ka sërish kohë që ta mendojë.

Berisha: Sa i përket deputetit që thatë ju, ai bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun dhe shkoi në punën e vet, nuk kam çfarë të them bëri gabim por prapë ka kohë ta mendojë.

Berisha ndodhej sot në Elbsan me rastin e Ditës së Verës, nga ku përcolli një urim për të gjithë shqiptarët./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›