Berisha i pa lëkundur: Kutitë nuk do të hapen
Gjatë një fjalimi të mbajtur të shtunën në Konferencën e Forumeve Rinore të Partive Popullore Evropiane (YEPP), Berisha theksoi se për zgjedhjet ka një vendim gjykate, i cili nuk mund të shkelet.
“Ai po më kërkon të hapë kutitë për rinumërim, ka një vendim gjykate, ai shkoi ne gjyq, dhe gjyqi vendosi, nuk mund të ketë rinumërim, pa kontestim. E thotë ligji që ka shkruar vetë. Përsa kohë që nuk ke asnjë kontestim, nuk mund të ketë rinumërim. Ai akuzoi komisionerët e tij për mungesë integriteti, kjo është hera e parë në jetën time, që dëgjoj një akuzë kolektive nga komisionerëve, ai nuk akuzoi komisionerët e mi, akuzoi komisionerët e tij”, tha kryeministri para të rinjve evropianë.
Kreu i qeverisë shtoi se “ky është totalisht një interes personal dhe interesa të tjera të errëta. Unë ju siguroj se jam shumë i vendosur, shumë i angazhuar për votën e lirë, si zemrën e vërtetë të demokracisë. Unë jam shumë i vendosur të për të respektuar votën e shqiptarëve”.