Berisha i rikthehet Gjykates Administrative
Gjate fjales se mbajtur gjate mbledhjes se djeshme te qeverise kryeministri Berisha i eshte rikthyer dhe njehere ceshtjes se Gjykates Administrative. Shqiperise aktualisht vertet i mungon Gjykata Administrative por nuk i mungon ne fakt asnje nga kodet civile te cilat mbulojne kete vakuum ligjor te mosekzistences se saj. Ky ka qene mesazhi qe ka dhene gjate mbledhjes se qeverise kryeministri Berisha duke shtuar se ceshtjet civile diskutohen ne te gjitha gjykatat e ketij vendi packa se Gjykata Administrative nuk eshte ngritur ende. Berisha i kerkoi zevendesministrit te Drejtesise kryetares se Gjykates se Larte te Drejtesise te shqyrtojne mundesite e nje kristalizimi i nje funksionimi me te shpejte te te gjitha ceshtjeve te cilat do te gjykohen nga sistemi gjyqesor shqiptar por qe i shqyrton Gjykata Administrative. Prandaj duhet te studiohen te gjitha mundesite e nje kristalizimi dhe funksionimi me te shpejte me te zhdervjellet te te gjitha ceshtjeve qe do ti gjykonte Gjykata Administrative - tha Berisha lidhur me nje fakt te tille. Duke kembengulur se duhet te gjendet nje mundesi e perafrimit te modaliteteve te shqyrtimit te ceshtjeve civile e duke i dhene fund ne kete menyre hapesires boshe qe po krijohet me mungesen e nje Gjykate Administrative.
22 Tetor 2010