E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha iftar per muajin e shenjte te Ramazanit

Kryeministri Sali Berisha shtroi te henen ne rezidencen qeveritare nje iftar per besimtaret myslimane me rastin e muajit te shenjte te Ramazanit. Te ftuar ishin drejtues te Komunitetit Mysliman te Shqiperise te Kryegjyshates Boterore te Bektashinjve myfti imame presidenti i Konferences Ipeshkevore te Shqiperise Imzot Rrok Mirdita perfaqesuesi i Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare Hiresia e tij Nikolla Hyka Peshkop i Apolonise perfaqesuesi i Bashkesise Islame te Kosoves myftiu Naim Ternava kryetari i Bashkesise Islame te Maqedonise Sulejman Rexhepi etj. Une shfrytezoj kete rast tju siguroj se qeveria do te beje gjithcka per te mbeshtetur perpjekjet tuaja te medha sakrificat tuaja si dhe tju garantoj se ne vleresojme shume kontributin e madh qe keni dhene veshtiresite qe jeni perballuar dhe keni kapercyer frymen e tolerances qe ju mbartni dhe zhvilloni cdo dite. Dua te theksoj se kombi yne eshte i vjeter me histori mijeravjecare por asgje nuk e nderon me shume kete komb nuk e perfaqeson me mire kete komb sesa kjo prani se bashku sic jemi sonte vellazerisht dhe sic qendrojme ne te gjitha gezimet veshtiresite hidherimet dhe sakrificat. Ky eshte dhe visari me i cmuar shpirteror i kombit shqiptar - u shpreh z. Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›