E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruget rurale Ligjet ratifikojne tri marreveshje

Komisioni i Ligjeve ka nisur punen per sesionin e trete parlamentar me ratifikimin e tri marreveshje te rendesishme me BEI BIZH dhe OPEC per ndertimin e rrugeve rurale dhe rajonale. Fillimisht eksperte te Ministrise se Financave njohen anetaret e komisionit me projektligjin Per ratifikimin e kontrates financiare ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes Evropiane te Investimeve BEI per financimin e rrugeve dytesore dhe lokale. Sipas marreveshjes projekti do te bashkefinancohet me 50 milione euro nga BEI 50 milione euro nga BERZH dhe 33 milione euro nga IPA per vitet 2010-2011. Gjithashtu nje grant prej 4 milione eurosh do te sigurohet nga Fondi i Investimeve te Ballkanit Perendimor per te mbeshtetur zbatimin e projektit. Me pas anetaret e komisionit u njohen me permbajtjen e projektligjit Per ratifikimin e marreveshjes se huas ndermjet Republikes se Shqiperise dhe fondit OPEC per zhvillim nderkombetar OFID per financimin e projektit te rrugeve dytesore dhe lokale. Kjo marreveshje do te mundesoje nje financim nga OFID prej 10 milione USD per rehabilitimin dhe rindertimin e rreth 45 km rruge dytesore dhe lokale ne rajonet perendimore te Shqiperise. Nje tjeter projektligj i miratuar dje ishte edhe ai Per ratifikimin e marreveshjes ISTISNA ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Bankes Islamike per Zhvillim IDB per projektin Rindertimi i rrugeve dytesore dhe lokale. Projekti eshte pjese e nje programi i cili pritet te financoje rreth 1000-1500 km rruge rajonale dhe lokale qe nenkupton nje shume ndermjet 300-400 milione USD. Anetaret e Ligjeve kane miratuar edhe projektligjin qe konsiston ne ratifikimin e instrumenteve qe ndryshojne Kushtetuten dhe Konventen e Bashkimit Nderkombetar te Telekomunikacioneve Gjeneve 1992 te ndryshuar nga Konferenca Fuqiplote Antalia 2006. Nderkohe qe kater marreveshjet e miratuara nga Komisioni i Ligjeve jane shqyrtuar dhe miratuar dje edhe nga Komisioni per Veprimtarine Prodhuese Tregtine dhe Mjedisin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›