E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha inauguron rrugën e plazhit të Jalit

Kryeministri Berisha ka vazhduar serinë e inagurimeve duke përuruar rrugën e plazhit të Jalit dhe Livadhës. Duke vlerësuar rëndësinë e turizmit për banorët që jetojnë në zonën e bregdetit të jugut të Shqipërisë, kryeministri Berisha ka theksuar se qeveria në këto 5 vite ka investuar më shumë se ç'është investuar në këtë zonë për 70 vite me radhë.

Para banorëve të Vunoit, kryeministri Berisha ka përsëritur ftesën drejtuar opozitës që të bëhet pjesë e inagurimeve të rrugëve të ndërtuara me fondet e kësaj qeverie.

Përveç investimeve në infrastrukturën rrugore, kryeministri ka premtuar edhe investime të tjera që do t'i garantojnë zonës furnizim me ujë 24 orë duke premtuar se një ditë shqiptarët nuk do të punojnë me emigrantë në Greqi por ne vendin e tyre.

Ndërtimi rrugës së plazhit të Jalit dhe livadhes, janë një investim i buxhetit të shtetit me vlerë rreth 300 milionë lekë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›