PS:Denoncimet godasin korrupsionin e qeverisë jo kompanitë

Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratave të kompanisë "Stream oil" duke theksuar se denoncimet e saj nuk kanë lidhje me ndonjë kompani por ato godasin korrupsionin e qeverisë.
Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e selisë rozë Armela Imeraj ka theksuar se denoncimet e Partisë Socialiste për korrupsionin e qeverisë Berisha, nuk kanë asnjë lidhje me kompani shqiptare apo të huaja që kanë zgjedhur të investojnë apo të bëjnë biznes në Shqipëri.
"Denoncimet e Partisë Socialiste godasin korrupsionin e qeverisë Berisha, korrupsion i cili shpeshherë vendos dhe biznese në shërbim të përfitimeve të jashtligjshme, në konflikt të hapur interesi, për hesap të familjes në pushtet" theksoi Imeraj.
Ndërkohë ditën e sotme drejtori i kompanisë "Stream oil" Sotirios Kapotas deklaroi se marrëveshja e bërë me qeverinë shqiptare është realizuar në bazë të legjislacionit shqiptar duke shtuar sr do të ndërrmeren edhe veprime ligjore nëse këto akuza nuk tërhiqen.