E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ironizon mbledhjen e Ramës: Ditë e shënuar në historinë e Kleptokracisë!

Kryeministri në largim Sali Berisha ka komentuar sot mbledhjen me dyer të mbylla të kryeministrit të ardhshëm Edi Rama me kabinetin e tij qeveritar, emrat e të cilëve ai i bëri publik vetëm një ditë më parë. Në rrjetin social facebook Berisha vlerëson ekipin e ri të Ramës, si më të korruptuarin që ka mundur të instalohet ndonjëherë në vend, duke denoncuar dhe aferat në të cilat sipas tij janë përfshirë Rama dhe Ministrat e rinj.

Te dashur miq, sot Piktori mblodhi ne zyren e tij kabinetin e vet qeveritar qe eshte dhe ekipi me i korruptuar qe eshte instaluar ndonjehere ne Shqiperi. Vet Piktori, perveç aferave si ish minister i qeverise Nano dhe Kryetar 20% i bashkise se Tiranes, eshte i vetmi kryeminister keto 20 vite ne Europe qe ulet ne karrigen e kryeministrit me nje vile dhe nje pallat 5 katesh me burim financiar te panjohur. Ministri i Financave Cani eshte guvernatori qe pasi vodhi apo bashkevodhi Thesarin e Shtetit dhe pas zhdukjes se tij deklaroi se banka nuk ka patur ne Thesar flori. Ministrit te Shendetesise Beqja eshte i vetmi qe iu hoq mandati i deputetit sepse me baxhanakun e Piktorit kishe bere kerdine me tendera ne bashki. Ai ka fallsifikuar mijera e mijera pensione per te cilat po ndiqet. Ministri i Brendshem Tahiri eshte i vetmi deputet me skaf dhe qe iu arrestua i ati ne flagrance per kondrabande ilaçesh dhe e ema ndiqet per evazion fiskal ne shumen 80 mije euro. Ministri i Ekonomise Ahmetaj eshte ne ndjekje per vjedhjen prej 10 milion euro qe i ka bere kompanise Albtelekom me kompanine e tij private Hermes. Ministri i Mirqenies Sociale, me mire te themi i mirqenies personale, Erion Veliaj eshte bere i famshem si njeriu qe me parate e “Mjaftit” ndertoi nje vile per vete dhe nje vile per Velicen pa firmosur ne jeten e tyre ndonjehere ne bordero. Ai me pas per te zhdukur gjurmet e kesaj afere vodhi vet kompjuterin e financava te Mjaftit shkruan Berisha.

Sipas kryeministrit Berisha keto janë vetem disa nga aferat e disa prej anetareve te “ansamblit lukunia”!

Ketij i thone ndryshim! Perpara drejt Kleptokracise! përfundon ai.

Më herët Rama zhvilloi një takim me ministrat e rinj të PS në selinë e Partisë Socialiste, ndërsa në të nuk morën pjesë pjesë 5 ministrat e zgjedhur nga radhët e LSI-së.

Kështu në takim ishin në pranishëm, Zv/Kryeministrin Niko Peleshi, ministrin e Financave Shkëlqim Cani, ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, ministrin e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ministri i Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolli, ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, ministrin për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito, ministrin për Çështjet Vendore Blend Çuçi, ministrin për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›