Bulqizë, përplaset nga vagonat, plagoset minatori
Plagoset një minator në minierën e Bulqizës. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në nivelin e 16 të galerisë nr 64 të minierës, ku shtetasi Mustafa Kola, i cili kryente punën e sinjalistit gjatë transportimit të vagonave në minierë është përplasur nga vagonë të ngarkuar me krom dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.
50-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës ku dhe ka marrë ndihmën e parë më pas është transportuar drejt Spitalit Ushtarak për ndihmë më të specializuar.