E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ka kandiduar (dhe rikandiduar) një të kërkuar për ngacmim të miturish në SHBA

preza-shirit233DITA boton sot si kryeartikull të saj disa faksimile dokumentesh mbi një skandal të lidhur me kryetarin e komunës së Prezës ku implikohet edhe kreu i PD-së dhe zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Një dokument i policisë së Ilinoisit dëshmon se në vitin 2002, kreu i sotëm i komunës së Prezës asokohe emigrant në SHBA është shpallur në kërkim për ngacmime seksuale ndaj një 16- vjecareje.

Ai i ka ikur drejtësisë amerikane dhe është kthyer në Shqipëri ku pasi ka punuar doganier në Rinas është kandiduar nga Partia Demokratike në zgjedhjet lokale të 2007-s për kryetar komune. 5 muaj pas zgjedhjes së tij Berisha është njoftuar për problemet e tij me drejtësinë në SHBA dhe këtë e provon një  letërkëmbim mes zyrës së Berishës dhe zv.drejtorit të policisë së shtetit Agron Kulicaj.

Megjithëse janë vënë në dijeni qe ne 2007 se ishte person i kërkuar për ngacmime të miturish në SHBA, kryeministri e kryepolici nuk kanë vepruar. Madje PD e Berishës e ka rikandiduar edhe në zgjedhjet e 2011-s.

21-maj-2013

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›