E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ka vetëm një apartament? Po Zeni, Gita, Gimi sa apartamente kanë?

Vila e Shkelzen Berishes

Vila e Shkëlzen Berishës

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Berisha, se ka vetëm një apartament 120 metra katror. Ai pyet kryeministrin sa apartamente dhe vila ka ndërkohë Gita, Zeni, Gimi dhe Familja.

Si si, ke thënë? Ke vetëm një apartament me 120 metra katror? Po pse gënjen? Është shumë më tepër se aq e para. Po Gita sa apartamente ka, e dyta? Po Zeni sa apartamente ka? Po kunati, Gimi i madh, sa apartamente ka?

Përgjigju Sali Berisha. Thuaj edhe Familjes të tregojë apartamentet. Boll gënjeve. Ti ishe njësoj si çdo verior tjetër, pse Familja jote u pasurua kaq dhe familjet e tyre ende nuk kanë shtëpi të legalizuar, shprehet deputeti socialist./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›