Berisha kapet me Internacionalen Socialiste dhe akuzon Ramën sërish për autobusin luksoz
Kryeministri Berisha ka qenë present gjatë ditës së sotme në përurimin e rrugës Ura Gjadër-Dajç.
Përveçse ka folur për arritjet e qeverisë, Berisha ka sulmuar edhe kreun e PS-së, Edi Rama. Ai ka ripërsëritur akuzat për autobusin luksoz të Ramës.
Këtë e di mirë kryeministri i autobusit mavi. Ka zgjedhur një autobus luksoz për vete, vete shofer e pasagjer. Aty ai tjerr ëndrrën që sdo ti bëhet reale kurrë dhe në çdo gropë sheh një votë për t’u bërë kryeministër, por ne kemi ndërtuar mbi 10 km rrugë dhe do ndërtojmë çdo km rrugë, ka thënë Berisha.
Por, këtë radhë kryeministri ka sulmuar edhe Internacionalen Socialiste, duke e quajtur si Komitern.
Rama mobilizonte anëtarë të Komiternit, Internacionales Socialiste, për të bllokuar liberalizimin e vizave, tha ai. /b.l