Meta në Ersekë: Është koha për një drejtim të ri për vendin
Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar në Ersekë kandidatin për deputetë Arben Malo.
Në fjalën e tij, kreu i LSI-së Ilir Meta theksoi se është koha për një drejtim të ri për vendin pasi sipas tij është koha që vendi të ecë më shpejt drejt integrimit në bashkimin Europian.
Besojmë te vullneti i shqiptarëve për të thënë një “po” të fortë për rotacionin më 23 qershor. Koha tani kërkon një tjetër dinamikë dhe një tjetër vizion theksoi Meta.
Meta ka theksuar më tej se LSI-ja është e angazhuar për të hapur vende të reja pune si dhe për të bërë të mundur rritjen ekonomike në vend.