Berisha këput një nga të vetat: Sakrificat e dëshmorëve e bënë Shqipërinë anëtare të NATO-s
Ashtu si çdo vit, festa e dëshmorëve është festuar e ndarë edhe këtë 5 maj. E djatha, me në krye kryeministrin Berisha, presidentin Nishani, kryeparlamentaren Topalli, ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha, kanë mbajtur homazhe në Varrezat e Dëshmorëve më vete nga e majta.
Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, Berisha lëshoi një nga ato të vetat, duke thënë se sakrifica e dëshmorëve ndikoi në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për integrimit europiane.
Sakrifica sublime e këtyre burrave dhe grave bëri që Shqipëria sot të jetë anëtare e NATO-s, të jetë një vend që ecën në rrugën e integrimit europian dhe që shqiptarët të shfrytëzojnë lirinë për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë, ka thënë Berisha./b.l