E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha kërkoi heqjen e masës së sigurisë, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Olldashi

SPAK depoziton në Gjykatë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi, e cila pritej të shqyrtonte sot në orën 9:00 kërkesën e Sali Berishës për shuarjen e masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje” dhe bllokimin e pasaportës.

Vendimi nëse do t’i hiqet apo jo masa ish- shefit të ekzekutivit jepet në orën 14:00, pas shortit për gjyqtaren që do shqyrtojë kërkesën për përjashtimin e Olldashit.

Ish- kryeministri Sali Berisha akuzohet nga prokuroria e posaçme për korrupsion të funksionarëve të lartë, pasi sipas organit të akuzës ka nxjerrë akte nënligjore që dhëndri i tij të përfitojë në privatizimin e ish- kompleksit sportiv, Partizani.

Edhe ndaj Jamarbër Malltezit sot pritet të dalë vendimi për heqjen e sekuestros preventive për 25 pasuri, ndër to apartamente, një vile, 6 llogari bankare dhe aksione në një kompani.

Mirëpo të dyja këto kërkesa i shqyrton gjyqtarja Iliriana Olldashi për të cilën kërkohet përjashtimi si nga Berisha ashtu edhe nga Malltezi.

Për këtë të fundit priten dy vendime, ai i heqjes së sekuestros në orën 12:00 dhe ai për shuarjen apo jo të masës së sigurisë do të jepet sot në orën 15:00.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›