E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha, prova për “Partizanin”/ Ish-kryeministri akuzon SPAK se është vënë në shërbim të Ramës

Lideri i opozitës Sali Berisha, ka dalë sërish para gazetarëve për çështjen e kompleksit Partizani.

Por këtë ish-kryeministri ka denoncuar vendimin e qeverisë Rama për ti kaluar një biznesi privat 4900 metër katrorë tokë në zonën e kompleksit Partizani, e cila ishte dhuruar nga pronarët e tokës për ndërtimin e një gjimnazi.

Sali Berisha

“Këtu keni tre vendime në një hark kohor prej shtatë muajsh, me të cilën ka ndodhur një nga vjedhjet më spektakolare, më kriminale, me firmë të Edi Ramës, të tokës truall të dhuruar për gjimnaz, në mes të Tiranës. Me këto vendime u vodhën 4900 metër katrorë tokë. Me VKM me numër 644, datë 2.10.2019, Edi Rama i dhuron vetes dhe Bolinos së tij 4020 metër katrorë tokë dhe mbi 1600 metër katrorë ndërtesë për 1 euro, për 20 vjet. E caktuar për shkollë, merret për pallat privat media.”

 

Lideri i opozitës Sali Berisha përsëriti akuzat ndaj SPAK në lidhje me çështjen e kompleksit Partizani duke përmendur këtë herë kërkesën e prokurorëve për largimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi.

 “Dje brenda orëve, falangat apo larot e SKAP-it të Edi Ramës, kërkuan largimin e gjykatëses, e cila firmosi ndryshimin e Kushtetutës për Sali Berishën. Ka kryer një krim të rëndë kushtetues. E firmosi me urdhër të partisë. Por meqenëse mori një masë po arresti, por shtëpie për Malltezin, e quajtën konflikt interesi, një njeri që nuk e ka takuar kurrë Jamarbër Malltezin, por që ka marrë një apartament nga administratori i kompanisë, që nuk ishte pjesë e këtij procesi dhe kërkuan përjashtimin e saj nga procesi.”

 

Berisha komentoi edhe akuzat ndaj Erzen Breçanit.

“Ai ka qenë një polic gjerësisht i vlerësuar në kryerjen e detyrës në të gjitha postet që ka pasur.

Kështu që t’i themi ato siç janë. Së dyti, për Erzen Breçanin dhe për çdo njeri tjetër, Sali Berisha ka vetëm një qëndrim, ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin.”

 

Në raport me kërkesën e aleatëve Berisha deklaroi se do ta shohë me vëmendje, por nuk do të bashkëpunojë asnjëherë me Lulzim Bashën

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›