E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha kërkon të marrë pjesë në seancat plenare, avokatët e tij mbërrijnë në Apelin e GJKKO

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj kanë mbërritur në Apelin e GJKKO.

Berisha ka kërkuar nga gjykata që të lejohet të marrë pjesë në seancat plenare. Në orën 15:00 pritet të jepet vendimi lidhur me kerkesën e Berishës.

Kujtojmë që më herët Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për shuarje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi ndodhen nën masën e sigurisë arrest shtëpie, lidhur me aferën e kompleksit ish-Partizani. Berisha akuzoeht për korrupsion pasiv, ndërsa Malltezi për korrupsion aktiv.

Berisha i cili ndodhet nën arrest shtëpie  që prej 30 dhjetorit 2023, pasi nuk respektoi masën e parë të sigurisë, atë të detyrimit të paraqitjes.

Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij kanë kërkuar vazhdimisht ndryshimin e masës së sigurisë, ndërsa kanë akuzuar gjyqatren e cështjes Irena Gjoka per njëanshmëri, duke thënëse kjo e fundit  i shërben interesave të qeverisë. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›