Berisha kërkon të ulet mosha e votuesve në 16 vjeç

Kryeministri Sali Berisha i kërkoi kreut të grupit parlamentar demokrat që të negociojë me homologët e grupeve të tjera parlamentare për uljen e moshës së votimit të zgjedhësve shqiptarë në 16 vjeç.
"Nëse nuk pyetet edhe kjo gjeneratë për qeverisjen e nesërme, dëshmon se kemi prapambetje në kohë të gjykimit tonë për ta. Kjo është një gjeneratë tjetër, e pakrahasueshme me asnjë gjeneratë të vetme në historinë e kombit. Kjo është gjeneratë e internetit, që i bën atë të dinë më shumë", tha Berisha.
Kreu i Qeverise, ky propozim nuk do te sjelle probleme teknike, pasi listat me keto shtesa rinovohen vetem brenda disa oresh./Indeksonline/