Pesë të dënuar nga gjykata themelore

Një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës i dënoi dy persona për shoqërim kriminal me qëllim të kryerjes së vrasjes dhe tre të për akuza lidhur me drogën.
Sipas EULEX-it, Bujar Feta u shpall fajtor për shoqërim kriminal me qëllim të kryerjes së vrasjes dhe u dënua me 24 muaj burgim, kurse akuzat tjera kundër tij u hodh poshtë.
“Eroll Jahiri u shpall fajtor për shoqërim kriminal me qëllim të kryerjes së vrasjes dhe u dënua me 24 muaj burgim. Akuzat tjera kundër tij u hodh poshtë. Ekrem Hoti u shpall fajtor për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave të rrezikshme psikotropike dhe u dënua me tri (3) vite dhe gjashtë (6) muaj burgim. Akuzat tjera kundër tij u hodh poshtë”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga EULEX.
Ndërkaq, Eltion Bushi u shpall fajtor për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave të rrezikshme psikotropike dhe u dënua me katër (4) vite dhe gjashtë (6) muaj burgim. Ai u shpall i pafajshëm për akuzat tjera kundër tij. Kurse, Fitim Miftari u shpall fajtor për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave të rrezikshme psikotropike dhe u dënua me një (1) vit burgim me kusht për një periudhë verifikimi prej një viti e gjashtë muaj. Ai u shpall i pafajshëm për akuzat tjera kundër tij.
Të pandehurit Bujar Feta, Ekrem Hoti dhe Eroll Jahiri kanë bërë marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorin.
Rasti është hetuar dhe ndjekur penalisht nga një prokuror special vendas por është përfaqësuar në gjykatë nga një prokuror special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). /Indeksonline/