Berisha kryeministër, PD, dërgon shkresën tek presidenti

Partia Demokratike nëpërmjet sekretarit organizativ Flamur Noka i ka paraqitur Presidentit të Republikës Bamir Topi një shkresë zyrtare me emrin e liderit të saj, Sali Berisha si kryeministër i vendit. Tashmë pritet që presidenti Topi të dekretojë Berishën si kryeministër ndërsa dekreti i presidentit shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.
Sipas nenit 96 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Nga ana tjetër vetë Sali Berisha pas emërimit në postin e kryeministrit sipas nenit 97 të Kushtetutës i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij. Kështu që kryeministri ka pak më shumë se 10 ditë kohë për të ndarë mes demokratëve 10 karriket ministrore që i kanë mbetur pas marrëveshjeve me aleatët.