E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu në qeverinë e re, gazetarë e analistë peticion për largimin e tij

Tiranë, 8 shtator NOA-Konfirmimi i kreut të PR, Fatmir Mediu në kabinetin e ri të kryeministrit Berisha, ka ngjallur jo pak debate në rrethet e ndryshme shoqërore e politike të vendit.

Së fundmi, kanë qenë gazetarët e analistët e shtypit të shkruar e viziv të cilët e cilësojnë pa sens morali vendimin e kryeministrit për ta përfshirë ish ministrin e Mbrojtjes sërish në qeverinë e tij.

Ata kanë firmosur një peticion ku kërkojnë largimin e tij nga qeveria e re deri në përfundim të çështjes për të cilën akuzohet, tragjedia e Gërdecit.

Ndiqni më poshtë të plotë deklaratën e sotme të nismëtarëve të peticionit:

Ne një grup gazetarësh dhe analistësh të medias, shohim me shqetësim qytetar mundësinë e përfshirjes së ish- ministrit të Mbrojtjes dhe kryetarit të partisë Republikane Fatmir Mediu në kabinetin e ri Berisha.

Siç është e mirënjëhur për publikun e gjerë, zoti Mediu është në një proces gjyqësor lidhur me tragjedinë e Gerdecit, e cila mori 26 jetë të pafajshme njerëzish dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve, pa llogaritur këtu shkatërrimet materiale.

Drejtësia shqiptare po heton dhe gjykon mbi përgjegjësinë e ish- ministrit të mbrojtjes.

Edhe pse në demokraci parimi i prezumimit të pafajësisë është e drejtë e çdo qyetari, përfshi këtu kjo dhe për zotin Mediu, duke gjykuar natyrën thellësisht politike të institucionit të qeverisë së të gjithë shqiptarëve, ne gjykojmë që prania në kabinetin Berisha e zotit Mediu, paraqet një problem të rëndë moral dhe politik.

Deri në përfundim të procesit gjyqësor, që po heton mbi përgjegjësinë e zotit Mediu, në tragjedinë e Gerdecit dhe zyrtarëve të tjerë, ne gjykojmë se qëndrimi jashtë kabinetit ministror i tij është minimumi i mundshëm që shoqëria shqiptare të jetë e qetë se kemi të bëjmë me një një qeveri të përgjegjshme dhe me një sens normal moraliteti.

Duke mbajtur jashtë kabinetit zotin Mediu, përtej përfaqësimit të tij politik apo mandatit që i ka dhënë partia e e vet, për ta përfaqësuar në qeveri, kryeministri Sali Berisha do të demonstronte një përgjegjësi politike dhe publike kundrejt kësaj ngjarjeje, në përputhje me angazhimet që ai ka marrë publikisht për ti shkuar kësaj tragjedie deri në fund lidhur me përgjegjësitë e gjithsecilit, kushdo qofshin ata.

Nismëtarët

Blendi Kajsiu

Henri Cili

Mentor Nazarko

Mustafa Nano

Skender Minxhozi

Andi Bushati

Alfred Peza

Eni Vasili

Rudina Xhunga

Lorenc Vangjeli

ky peticion është i hapur për nënshkrime të tjera

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") Artur Bego  - Koment   |08/09/2009 17:38:27 Nuk do ishte mire qe ne kete peticion te ishte edhe emri alternativ per ke jane
dakord keta zoterinj, si emer i mundshem i Ministrit te Mbrojtjes. Se me duket
ato c'ka mund te kene shkruar vete per Gerdecin, po fillojne t'u besojne po vet.
Po per Kryetarin e PS-se, kane ndonje peticion...? Bie fjala jane per Edi Ramen
apo Maqo Lakrorin. Jemi qe jemi ta vendosim edhe Kryetarin e PS-se. Nuk duhet
shume nje firme ne nje peticion. Komentoje 0 0 var JOSC_postCSS=2; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/7072-mediu-ne-qeverine-e-re-gazetare-e-analiste-peticion-per-largimin-e-tij';var JOSC_autopublish='1';

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›