E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha lobim per Kosoven


Ne New York, me një axhendë intensive takimesh, kryeministri Sali Berisha po bwn lobing për njohjen e mëtejshme të shtetit të Kosovës, për thithjen e investimeve të huaja, si dhe po u shpjegon partnerëve europiane dhe amerikanë për zhvillimet politike në vend dhe përpjekjet për integrimin europian.

Me presidentin e Sllovenisë, Danilo Turk, një vend anëtar i Bashkimit Europian, kryeministri Berisha konfirmoi vullnetin për të ecur përpara me shpejtësi me projektin madhor kombëtar të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ndërsa me kongresmenin amerikan Eliot Engell, një mik i shqiptarëve, duke diskutuar për situatën politike në Shqipëri, kryeministri Berisha ka mirëpritur kthimin e opozitës në parlament dhe shprehu shpresën se opozita do të përfshihej në mënyrë serioze në reformën zgjedhore, duke kontribuar me konsensus dhe vullnet pozitiv në plotësimin e reformave të kërkuara për integrimin në BE.

Gjatë takimit me kongresmenin Engel u diskutua për çështjen e njohjes së mëtejshme të Republikës së Kosovës dhe koordinimin e përpjekjeve te përbashkëta.

Të dy politikanët vlerësuan maturinë e qeverisë së Kosovës për hapat e ndërmarrë në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe forcimin e sovranitetit të Kosovës.

Kryeministri Berisha konfirmoi qëndrimin e qeverisë shqiptare për ruajtjen e kufijve ekzistues në Ballkan, si politika më e mirë në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Gjatë qëndrimit në New York, ku po merr pjesë në punimet e sesionit të 66 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zoti Berisha u takua me kryeministrin e Bhutanit, të cilit i kërkoi që Bhutani të marrë në konsideratë shqyrtimin e dosjes së Kosovës, duke theksuar se njohja e pavarësisë së shtetit më të ri të Europës do t’i shërbejë konsolidimit të mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit në rajon.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Reforma zgjedhore
Krerët e opozitës janë ulur në një tryezë të përbashkët e cila ka patur si qëllim kryesor unifikimin dhe informimin me hapat e mëtejshëm në proçesin e reformës zgjedhore. Menaxhimi i mbetjeve, diskutohet projekti
170 milionë euro është kostoja për zbatimin e projektligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve që po diskutohet nen për nen në Komisionin e Integrimit. Bëhu c'të duash, futu kopace, kokën nuk e ngrenë
Artan Mullaj - Si në çdo fillimi sezoni të ri, batutat e politikanëve u paraprijnë betejave reale. Vjeshta ka trokitur me paralajmërime surprizash. Ministrave u hiqet buxheti dhe tenderët
Merr jetë projekti i ministrit të Financave, Ridvan Bode, hartuar në vitin 2008, por që në gusht të 2011-s ka hyrë në fuqi. “SHISH, njerëz të lidhur me krimin?”
Ditën e fundit të vitit 2007 ambasada amerikane e ka mbyllur duke i dërguar Uashingtonit një kabllogram duke hedhur hije dyshimi se në Shërbimin Informativ Shtetëror kanë mundur të infiltrohen elementë nga krimi organizuar.

Lajmet kryesore

Masa të forta tek Krimet e Rënda
Siguri e lartë për gjyqtarët
Fushë-Krujë, ndalohet arratisja nga burgu
Dhunohet Top Channel!
Reforma zgjedhore
Fier, PS humb Këshillin Bashkiak

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›