E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha marreveshje me Ceken dhe Staroven

Partia Demokratike vazhdon nenshkrimin e marreveshjeve paraelektorale ne kuader te zgjedhjeve te 28 qershorit. Marreveshja u firmos nga kryetari i demokrateve Sali Berisha dhe kreu i aleancisteve, Neritan Ceka. “Bashke e nisem, bashke po e vazhdojme“, u shpreh kryeministri perpara medias, duke iu referuar edhe kohes kur te dy politikanet themeluan partine e pare opozitare ne vend ne vitin 1990. Kreu i demokrateve e cilesoi marreveshjen si formen me te persosur te koalicionit qe PD gezon sot per sot. Edhe kreu i Aleances tha se marreveshja eshte produkt i qeverisjes se suksesshme te kryeministrit Berisha. Po sot, demokratet nenshkruan merreveshjen edhe me Partine Bashkimi Liberal Demokrat te drejtuar nga Arjan Starova. Marreveshja me liberaldemokratet parashikon edhe bashkeqeverisje ne rast te fitores se zgjedhjeve. Kolicionit “Poli i Lirise” i bashkohen se fundmi nje grup intelektualesh dhe personalitetesh me qellim hartimin e nje strategjie per qeverisjen. Per themeluesit e ketij koalicioni, shtresat e djathta kane nevoje per nje riorganizim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›