E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Prençi takime me vartësit në jug të vendit

 

TIRANE - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ahmet Prençi zhvilloi dje takime me drejtuesit e policisë në qytetet jugore të vendit në kuadër të përgatitjeve për menaxhimin e procesit të ardhshëm zgjedhor. Sipas burimeve zyrtare, kryepolici Prençi, takoi  drejtorët e Drejtorive të Policisë së Qarqeve Vlorë, Fier, Berat, Gjirokastër, Korçë, shefat e Rendit dhe Sigurisë Publike, shefat e Komisariateve si dhe me Drejtorët Rajonal të Kufirit. "Qëllimi i këtij takimi ishte dhënia e porosive nga Drejtori i Përgjithshëm në lidhje me rolin e Policisë së Shtetit para, gjatë dhe në përfundim të procesit zgjedhor, si dhe Plan Veprimi i miratuar së fundi në lidhje me marrjen e masave për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike. Prençi foli për rolin e policisë në zgjedhje, duke theksuar me forcë se policia duhet të zbatojë vetëm ligjin dhe jo të bëhet palë me ndonjë subjekt politik. "Punonjësi i policisë në rast se zbaton ligjin të mos ketë frikë nga deklaratat politike. Ne jemi punonjës të shtetit dhe Kryeministri i Republikës ka përcjellë mesazhe të qarta për policinë. Çdo implikim i punonjësit të policisë në procesin zgjedhor do jetë kthim mbrapa", tha Prençi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›