E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha mbedh qeverinë:Rrisim rrogat e pensionet

TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka mbledhur për të dytën herë brenda javes kabinetin në një mbledhje të posacme, dedikuar posacësrisht rritjes së rrogave dhe pensioneve.

Sipas tij, kjo është mbledhja e dytë më e rëndësishme, që i vjen në ndihmë ekonomive të familjeve shqiptare.

Ky është vendim shumë i pazakontë, për shkak të krizës së thellë ekonomike dhe financiare që ka pllakosur Europën dhe botën tre vitet e fundit- tha Berisha.

Sipas tij, ky është viti i gjashtë që vazhdon me këto ritme rritjesh rrogash dhe pensionesh. Kjo politike, bazohet tërësisht në suksesin e modelit ekonomik të kësaj qeverie dhe nuk është thjesht cështje zemërmirësie- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›