E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha mbledh bordin e AIDA-s

E para mbledhje që kryeministri Sali Berisha ka drejtuar në këtë vit është mbledhja e bordit të Agjencisë Shqiptare për Investime dhe Zhvillim, në krye të të cilës është vendosur Eneida Guria. Ndërsa ka renditur pikat e forta të ekonomisë shqiptare e cila sipas kryeministrit e përballoi me sukses krizën financiare ndërkombëtare, shefi i ekzekutivit Berisha ka deklaruar se kjo agjensi është ndërtuar sipas modeleve më të suksesshme dhe do të ketë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit.

Në këtë fillim viti, kryeministri ka numëruar shifrat që flasin për sukses në fushën ekonomike pasi sipas tij, viti 2010 u mbyll me një defiçit buxhetor prej 3.1 përqind, me një inflacion të kontrolluar, si dhe me investime të realizuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›