E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me Shoqatën e Transportuesve: Gjithçka për mbështetjen dhe lehtësimin tuaj

Katër vitet që vijnë janë katër vitet e zhvillimit më të pakrahasueshëm. Me këto fjalë kreu i qeverisë, Sali Berisha i është drejtuar sot të pranishmëve, gjatë takimit me shoqatën e Transportuesve në Durrës.

Kryeministri ka kujtuar se gjatë qeverisjes së tij ky sektor është shndërruar në një promotor zhvillimi, por edhe qeveria ka bërë shumë përpjekje për kushte më të mira.

Nga viti 2006 në vitin 2012, sektori i eksporteve është rritur rreth 3 herë. Më të mëdha se eksportet janë importet dhe më të mëdha se eksportet dhe importet, janë transportet e brendëshme. Ky sektor është shndërruar në promotor zhvillimi. Me masat që ka marrë qeveria ju lëvizni në kushte më të mira se vite më parë, në një Port me kapacitete dhe shërbime krejt të ndryshme dhe më të mira se më parë. Këto rritjë janë një sfidë e madhe , për ju për qeverinë dhe për vendin,u shpreh kryeministri.

Sipas kryeministrit, qeveria është e vendosur për mbështetjen e tyre, brenda të gjitha mundësive të saj.

Ne përpiqemi të lehtësojmë barrën burokratike, qeveria është e vetëdijshme për vështirësitë të gjeni në ndonjë vend mik- tha Berisha.

Përfaqësues të shoqates kanë ngritur shqetësimin e taksave, në mënyrë të veçantë me Italinë, për të cilat kanë thënë se janë që prej viteve 90 dhe megjithë ndërhyrjet apo përpjekjet e bëra nuk kanë gjetur zgjidhje.

Një tjetër problem ka qenë tarifa e parkimit në doganën e re, që sipas tyre është e shtrenjtë. Për këtë, problem kryeministri Berisha ka garantuar se do të ndërhyhet për të arritur një zgjidhje në favor të transportuesve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›