Cërrik, vritet me thikë një 15 vjeçar, u qëllua nga një 14-vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Cërrik.
Një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, jashtë ambienteve të shkollës 9-vjeçare të cërrikut, ku 14-vjeçari me iniciale E.F. vrau me thikë 15-vjeçarin me iniciale N.R.
Sipas burimeve nga policia, dyshohet se 14-vjeçari ka qënë në gjendje depresioni.
Forcat e policisë së qytetit të Elbasanit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e motiveve të vrasjes.