Berisha me ekselentët: Qeveria e ka pasion largimin e të rinjve sepse bie fuqia protestuese

Kryetari i PD i zgjedhur gjatë procesit të Rithemelimit, Sali Berisha ka kërkuar nga të rinjtë që të mos largohen nga vendi por të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu.
Gjatë një takimi me anëtarë të Departamentit të Ekselencës në PD, Berisha bëri përgjegjëse qeverinë për largimet në masë të qytetarëve.
Berisha shtoi se qeveria e ka pasion largimin e të rinjve pasi sipas tij kjo dobëson fuqinë protestuese kundër saj.
“Motivimi me i thellë i njeriut sepse midis të gjitha llojeve të dashurive. Dashuria për vendin është më eprorja, më sublimja, është ajo që i jep një energji pozitive të pashtershme. Ka një raport jetik midis të ardhmes dhe rinisë, nëse vështroni sot shifrat demografike janë tmerrësisht tronditëse. Një komb që vetëm në hapësirën evropiane humbet mbi 700 mijë qytetarë. Për këtë qeveri largimi i të rinjve është lajm i mirë sepse e dinë që dobësohet në maksimum fuqi protestuese. Për vendin kjo është kjo është një katastrofë. Edhe borxhi është barrë e tmerrshme mbi ata që lindin, jo mbi këta që e marrin në mënyrë të papërgjegjshme. Kjo qeveri për i kryen të dyja në mënyrën më pasiononte”, tha Berisha.
/rtsh.al/