E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha me fermeret e Lushnjes

Kryeministri Sali Berisha është takuar paraditen e së martës me fermerët në Lushnje, të cilëve u ka premtuar vazhdimin e mbështetjes gjatë katër viteve të ardhshme.

Në fjalën e tij, Berisha ka nënvizuar financimet falas që ka bërë qeveria në favor të bujqve dhe synomet e saj për t’i krijuar lehtësi të mëtejshme këtij sektori.

“Bujqësia është i vetmi sektor ku ne bëjmë financime falas. Nga viti 2007 e deri sot ne kemi financuar 42 mijë familje fermerësh në mbarë Shqipërinë. Ne kemi përfshirë në këto skema financimi 26 sektorë të bujqësisë dhe blegtorisë”, ka deklaruar Berisha.

“Gjithashtu, Ne synojmë jo vetëm trefishimin e subvencioneve, por edhe shtrimin e mijëra kilometrave rrugë për Shqipërinë rurale. Gjithashtu, ne do të ndërtojmë sistemin më modern të ujitjes

Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë ne në këtë periudhë kemi vendosur një paketë të re ligjore që heq çdo tarifë doganore për gjithçka që ju duhet juve për prodhimin bujqësor”, ka vijuar kryeministri.

Një tjetër pikë ku ai është fokusuar ka qenë rritja e fuqisë blerëse për produktet bujqësore shqiptare, e mundësuar kjo nga rritja e ndjeshme, sipas kryeministrit, e turistëve të huaj që vizitojnë vendin.

“Nga ana tjetër, një nga zhvillimet më pozitive qëndron në faktin se Shqipëria pret çdo vit mbi 4 milionë turistë, gjë që ka dyfishuar fuqinë blerëse të produkteve tuaja. Në 4 vitet që vijnë, ne do dyfishojmë grantet për fermerët e Shqipërisë, për fermerët e Lushnjes”, ka thënë shefi i qeverisë.

Më tej, Berisha ka premtuar investime të mëtejshme edhe në infrastrukturën bujqësore. “Ne synojmë jo vetëm trefishimin e subvencioneve, por edhe shtrimin e mijëra kilometrave rrugë për Shqipërinë rurale. Gjithashtu, ne do të ndërtojmë sistemin më modern të ujitjes”, ka shtuar Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›