E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me gratë menaxhere: Të ngushtojmë diferencën gjinore

Kryeministri Berisha ka premtuar sot hartimin e një programi për ngushtimin e diferencës gjinore.

Në një bashkëbisedim me punonjëse dhe menaxhere në qytetin e Durrësit, kryeministri theksoi duhet të vijojë përpjekja për shembjen e murit të patriarkisë.

Ju shpreh mirënjohjen për mbështjen që i keni dhënë në çdo kohë Partisë Demokratike, programit dhe alternativës së saj si alternativa më e mirë për të shembur, për tu përballur me dhunusin kryesor sot të lirive dhe të drejtave që është muri i pabarazisë gjinore, muri i patriarkisë i ndërtuar nga burrat dhe i favorizuar nga doktrina tërësisht të pavërteta. Të hartojmë sëbashku në 4 vitet që vijnë programe që do të ketë si objektiv më madhor ngushtimin e diferencës gjinore, betejën e pandërprerë me murin e patriarkisë që gjeneron dhunim të lirive dhe të drejtave të grave në shoqërinë shqiptare, prandaj dhe beteja ndaj tij është beteja kryesore ndaj njerëzve të qytetaruar tha Berisha.

Kreu i qeverisë theksoi më tej se janë bërë hapa përpara për barazinë e pagës mes burrit dhe gruas por shtoi se të tjera hapa do të ndërmerren në vitet që do të vijnë.

“Në 2005 për shkak të këtij muri që rrezaton pabarazinë diferenca në paga mes grave dhe burrave ishte jo më pak se 36 përqind. Po të merrej paga mesatare e grave dhe burrave kjo diferencë ishte turpëruese dhe tejkalonte 1/3. Natyrisht diferenca financiare është me rrezatim në shumë aspekte të tjera. Duke bërë gjithçka për ngushtimin e saj ne përcaktuam si drejtime kryesore të rritjes së rrogave në ato drejtime që në administratë dominoheshin nga vajzat dhe gratë si është arsimi dhe shëndetësia” shtoi kryeministri.

vijon…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›