E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, vritet me armë një tregëtar nga Shijaku

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjes. Një roje private ka qëlluar me armë për vdekje një tregëtar në rrethana ende të panjohura.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm në tregun e shumicës së fruta-perimeve të qytetit të Lushnjes ku 35-vjeçari Dashamir Q., tregëtar nga Shijaku është qëlluar me armë nga roja e objektit.

Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes së tregëtarit por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›