E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, më i miri i vitit

Federata e Taekwandos e Kosovës (FTK) të martën në Prishtinë ka shpërblyer laureatët e vitit që po e lëmë pas për këtë sport. Sportisti më i mirë i vitit nga udhëheqësit e FTK-së është zgjedhur Durim Berisha.

Për anëtarin e Akademisë së Arteve Marciale nga Prishtina, ky shpërblim do të jetë një motiv shtesë, për të arritur suksese në këtë sport.

“Vërtet është nder i madh për mua që e fitova këtë shpërblim, të cilin e kam fituar në bazë të sukseseve të mia që i kam arritur gjatë vitit 2009. Ky shpërblim është i veçantë për mua dhe pa dyshim se do të jetë një motiv shtesë edhe për të ardhmen”, deklaroi Berisha.

FTK-ja, klubin e Prishtinës e zgjodhi si më të suksesshmin për këtë vit, derisa epiteti i trajnerit më të mirë i takoi Muhamet Saqipit. Sportistja më e mirë në kategorinë e juniorëve në konkurrencën e femrave është zgjedhur Erendita Gërguri, kurse në konkurrencën e meshkujve në këtë kategori më i miri u zgjodh Rilind Kuqi.

Ndërsa, në kategorinë e kadetëve, Delvina Dermishi u vlerësua si më e mira, ndërsa në konkurrencën e meshkujve ky epiteti i takoi Elion Berbatovcit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›