Berisha me kreun e Kushtetueses Dedja Paanshmeri dhe depolitizim te organeve te drejtesise

Tirane 5 tetor NOA - Kryeministri Sali Berisha priti sot ne nje takimkryetarin e ri te Gjykates Kushtetuese gjyqtarin Bashkim Dedja.
Kryeministri duke i uruar detyren e rendesishme kreut te GJK-se shprehu bindjen se Gjykata Kushtetuese do te luaje rolin e saj qendror ne nje sistem demokratik.
Sipas kryeministrit eshte mjaft me rendesi konsolidimi i pavaresise depolitizimit dhe profesionalizmit te sistemit te drejtesise si garant i te drejtave themelore.
Shefi i qeverise e garantoi zotin Dedja per mbeshtetjen e plote te qeverise per Gjykaten Kushtetuese ne respekt te kuadrit kushtetues dhe institucional.
Vete kreu i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja theksoi se Gjykata Kushtetuese do te luaje me paanshmeri rolin e saj si garant i Kushtetutes i lirive dhe te drejtave te individeve dhe sistemit demokratik.
Bashkim Dedja u emerua si kryetar i Gjykates Kushtetuese dy jave me pare.
Ai ishte perzgjedhur njehere ne fillim te shtatorit si anetar i ri i kesaj gjykate i miratuar edhe nga kuvendi e me pas vete kreu i shtetit e dekretoi ate si kryetar te GjK-se dekret ky i miratuar pa hezitim nga mazhoranca.
Bashkim Dedja zevendesoi ne postin e kryetarit te Gjykates Kushtetuese Vladimir Kriston afati i skaduar i te cilit ne kete post sipas mazhorances solli edhe ashpersimin e marredhenieve me presidentin i cili i dha pergjigje kerkesave te mazhorances vetem dy jave me pare.
mit/NOA