E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qiraxhiu Colin e Doklen i dija vellezer

05/10/2010Gjyqi i Bandes se Durresit. Nuhej Kontraten e firmosi nje vajze me mbiemrin Dokle.

Pashe foton e Dokles ne gazete dhe shkova ne shtepi. Sdi gje per vrasjen tek garazhi

TIRANE- Fatmir Nuhej pronari i nje banese ne Tirane ku kane qendruar me qira gjate vitit 2004-2005 te pandehurit Indrit Dokle dhe Adriatik Coli ka treguar skemen e plote te marrjes me qira te objektit garazhit te makines si dhe detajet e rrethimit te baneses se tij nga policia pas arrestimit te Dokles. Deshmitari ka pohuar para gjykates se Adriatik Colin te cilin ai e njihte si kryefamiljar dhe te pandehurin tjeter Dokle ai i dinte se ishin vellezer. Sipas tij kete gje ai e kishte mesuar nga nje vajze me mbiemrin Dokle e cila kishte qene personi qe ka marre kontaktin e pare me Fatmir Nuhej per te marre banesen me qira ne zonen e 21 dhjetorit ne kryeqytet. Ne deshmine e tij Nuhej tregon se arrestimin e njerit prej qiraxhinjve Indrit Dokle ai e ka mesuar nepermjet fotos qe ka pare te publikuar ne gazete. Sapo jam njohur me lajmin kam shpejtuar per te shkuar ne shtepi kur pak minuta me vone policia ka rrethuar banesen dhe kane filluar kontrollin. Une dhe familjaret e mi kemi qene te tmerruar dhe se nuk di me saktesi se cfare ka bere policia ne katin e dyte ku banonte Coli dhe Dokle- shprehet deshmitari Fatmir Nuhej. I pyetur nga perfaqesuesi i organit te akuzes se si kishte rene ne kontakt me personat qe u kishte leshuar katin e dyte te shtepise me qira deshmitari eshte pergjigjur Kam nxjerre nje njoftim ne gazete ku pas disa ditesh me merr ne telefon nje vajze dhe interesohet per banesen. Jemi takuar me te mbaj mend se ajo ishte me nje femije te vogel dhe se mbiemrin e kishte Dokle. Pikerisht ne kete moment ka reaguar i pandehuri i ketij procesi Indrit Dokle i cili i eshte drejtuar deshmitarit se vajza e ka pasur mbiemrin Buna dhe jo Dokle. Reagimi i te pandehurit nuk e ka ndalur Fatmir Nuhej te tregoje rrethanat dhe faktet i cili eshte shprehur se mbiemrin Dokle e kishte fiksuar gjate nenshkrimit te kontrates tek noteri ku palet kane rene dakord qe kundrejt 300 eurove ne muaj te merrej i gjithe kati i dyte me qira. Deshmitari ka treguar se vajza qe ai ka marre kontaktin e pare i ka pohuar se ne ate banese do qendrojne dy vellezerit e saj. Serish ka reaguar i pandehuri Indrit Dokle cka ka detyruar gjyqtarin Gurali Brahimllari ta nxjerre jashte pas disa paralajmerimeve te bera. Deshmitari shtoi se ne banese kane ardhur fillimisht Adriatik Coli gruaja e tij dhe femijet nderkohe qe pak dite me vone erdhi edhe Indrit Dokle. Fatmir Nuhej theksoi se pas disa kohe Dokle dhe Coli me kerkuan qe te merrnin me qira edhe garazhin ne katin e pare ku pasi kane diskutuar ai ka rene dakord tia jape kundrejt 1800 eurove per 6 muaj. Deshmitari ka treguar se lajmin e arrestimit te Dokles e ka mesuar ne gazete dhe se prej ketij momenti ai eshte nisur ne drejtim te shtepise e cila pas disa minutash eshte rrethuar nga policia. Vec ketij rasti Fatmir Nuhej ka shpjeguar se policia dhe Prokuroria ka shkuar edhe njehere tjeter ne banesen e tij ku kane kontrolluar garazhin. Nuhej pohoi se aty ka mesuar nga prokuroret se ne garazhin e tij ishte vrare nje person. Prokuroria thote se pikerisht ne kete garazh eshte ekzekutuar me plumb pas koke shtetasi Avni Gashi trupi i te cilit me pas eshte hedhur ne nje kanal.

Deshmon administratori i Panto

Arber Shtylla Jaguarin e shita tek Elira Buna

Administratori i resorsit sportiv Panto Arber Shtylla eshte thirrur dje ne gjykate per te sqaruar rrethanat e shitjes se nje makine tip Jaguar qe Prokuroria pretendon se eshte perdorur per te transportuar trupin e Avni Gashit nga garazhi tek nje kanal ne autostrade. Arber Shtylla eshte shprehur se makinen tip Jaguar e kishte blere nga shtetasi Ardjan Muca dhe me pas kete makine ja ka shitur nje femre me emrin Elira Buna.

Bledi Rrogozhina shok me viktimen

Deshmitari dy dite para vrasjes takova Avni Gashin

Gjate zhvillimit te seances gjyqesore ne ngarkim te 16 te pandehurve te Bandes se Durresit dje ka deshmuar edhe shoku i te ndjerit Avni Gashi. Bledi Rrogozhina eshte shprehur se dy dite para vrasjes ai kishte pire kafe me Gashin. Rogozhina u shpreh para gjykates se nuk kishte asnje dijeni mbi rrethanat e ekzekutimit te shokut te tij. Nisur nga kjo situate deshmitari u la i lire nga palet duke mos u pyetur me gjate zhvillimit te seances.

Ne mes te procesit gjyqesor

Berisha e Taullai largohenkishin takim me mjekun

Gjate degjimit te deshmise se Fatmir Nuhej dy te pandehurit Indrit Taullai dhe Lulzim Berisha kane kerkuar te largohet nga seanca gjyqesore. Ata i thane trupit gjykues se kane lene takim me mjekun e burgut dhe se nisur nga kjo situate kerkuan te largohen duke pranuar te mbrohen nga avokatet ne mungese. Kerkesa e tyre eshte pranuar nga gjykata e cila me pas ka vazhduar zhvillimin e procesit normalisht.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›