E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me pastrues parashBiznesmeni i lidhur me trafiqe

Te tjera rreth shkrimit Ali Evsen dhjetra dergesa te dyshimta Mbremjen e pare te mberritjes ne Azerbajxhan per nder te vizites se kryeministrit Berisha autoritet azere dhe komuniteti i biznesit organizuan nje darke ku merrte pjesa elita e vendit aziatik. Kryeministri u shpreh se Shqiperia dhe Azerbajxhani jane dy vende me potenciale te jashtezakonshme per te punuar se bashku si ne turizem energji etj. Kryeministri siguroi se qeveria shqiptare nga ana e saj do te beje gjithcka per te permiresuar ne vazhdimesi klimen ndaj biznesit ne menyre qe investimet azere por edhe te gjitha investimet e huaja ne teresi te jene nje histori e vertete suksesi. Ne krahun e tij te djathte ishte Ali Evsen shtetasi turk me pasaporte shqiptare i cili ne qershor 2011 u arrestua ne Spanje per pastrim parash dhe mashtrime financiare dhe qe u lirua pas garancise pasurore prej 18 milione eurosh. Evsen eshte prej vitesh ne Shqiperi dhe ben shume biznese qe sipas policise jane fictive per te mbuluar transfertat financiare.

Ai u u arrestua ne Spanje ne 15 qershor 2011 me akuzen pastrim parash dhenie ryshfeti dhe korrupsion. 50-vjecari turk u prangos ne Madrid bashke me biznesmenin egjiptian Hussein Salem nje nga njerezit me te afert te ish-Presidentit Egjiptian Hosni Mubarak dhe djalin i tij Khaled Salem. Salemet hetoheshin prej kohesh dhe mbaheshin nen vezhgim per abuzime me cmimin e gazit qe i shiten Izraelit duke depozituar fitimet ne Spanje dhe nga hetimet rezultoi se Evsen kishte hyre garant me ane te kompanise se tij per te nisur parate ne drejtim te familjes Salem ne Egjipt. Gjykata e Larte spanjolle kerkon per lirimin e Evsen garancine prej 18 milione euro ndersa per biznesmenin Salem dhe djalin e tij 30 milione euro.

Dje ndersa Evsen shoqeronte kryeministrin Berisha ne Baku mediat e huaja vijonin te benin autopsine e bizneseve ku ishte perfshire Ali Evsen. Sipas sajtit reportingproject.net per gazetarine investigative ne disa vende te Ballkanit dhe te ish-republikave sovjetike Ali Evsen akuzohet se pastroi para per llogari te shtetasit egjiptian Hussein Salem. Ne maj 2011 Mahmoud Abdel-Meguid nje prokuror egjiptian lajmeroi se qeveria egjiptiane po ngrinte akuza kunder ish-presidentit Mubarak djemve te tij si dhe biznesmenit Hussein Salem mik dhe ndihmes i Mubarakut. Tre dite me vone ne Panama dy femijet e Salem Khaled dhe Magda u shkarkuan nga drejtimi i nje kompanie nafte dhe u zevendesuan me dy shtetas nga Azerbajxhani. Tre jave me vone Salem ish-zyrtar spiunazhi ne Egjipt djali i tij Khaled dhe biznesmeni turk me pasaporte shqiptare Ali Evsen u arrestuan ne Spanje sipas kerkeses se prokuroreve egjiptiane me akuzen per pastrim parash. Me pas Evsen u lirua dhe po pret vendimin e gjykates ndaj tij. Shteti egjiptian e akuzon Hussein Salem qe njihet edhe si babai i Sharm El Sheik resortit te famshem egjiptian ku ai ka shume hotele se kishte perfituar nga marreveshjet korruptive me Mubarakun dhe qeverine e tij. Ne tetor 2011 Salem djali Khaled dhe vajza Magda u denuan ne mungese nga nje gjykate egjiptiane me nga 7 vite burg dhe me gjobe mese 4 miliarde dollare me akuzen per pastrim parash dhe perfitime te paligjshme.

Njeriu nga Panamaja
Marreveshja per Panamane mund te kete qene pjese e nje plani te kurdisur prej Salem per te shkeputur lidhjet e tij me keto biznese. Nga marreveshja e majit 2011 femijet e tij Magda dhe Khaled ua dorezuan drejtimin e kompanise Clelia Assets Corp. me qender ne Panama dy shtetasve azere Firidun Goyushov and Sadik Ercan. Qe te dy ata jane zevendespresidente te Evsen Group qe drejtohet nga Ali Evsen. Biznesi eshte aktiv ne Europen Lindore dhe ka prani me te forte ne Shqiperi dhe Azerbajxhan. Autoritetet spanjolle e arrestuan Evsen ne qershor 2011 sepse ai transferoi me shume se 17 milione euro ne llogarite e familjes Salem ne banken spanjolle Bankinter. Sipas dokumenteve bankare parate ishin dhene si kredi pa interes me afat kthimi 12-vjecar mes Evsen dhe Salemeve. Autoritetet spanjolle e konsideruan transferten te dyshimte dhe arrestuan Evsenin me akuzen per pastrim parash. Sipas spanjolleve Evsen mbajtes i pasaportes shqiptare ishte aksioner ne kompanine detare te Salem Mediterranean Sea Gas Co e cila I shiti gaz Izraelit duke perfituar nga rritja e cmimit dhe kjo marreveshje I beri Salemet miliardere.

Evsen Group
Evsen Group i mori pjesen e aksioneve ne biznesin e gazit natyral ne 2008 ne shkembim te shperndarjes dhe shitjes se tij ne zonat urbane ne Azerbajxhan. Firidun Goyushov qe u be drejtor ne Clelia Assets Corp ne Panama eshte zv.presidenti Evsen Group. Ai ka disa kompani ne Baku kryeqyteti I Azerbajxhanit perfshire edhe nje supermarket dhe nje kompani te sherbimit taksi te grupit qe drejtohet prej kunatit te Ali Evsen. Ai thote ne faqen e tij te internetit se eshte I pastruar nga akuzat por serish ceshtja ndaj tij eshte pezull ndersa autoritetet spanjolle nuk japin sqarime.Ndaj Evsen eshte ne fuqi ndalimi per te dale jashte territorit pra Shqiperise.

Kompania e Evsen Albanian Airlines prone e princit

Ne 11 nentor 2011 tre avione te kompanise se fluturimeve Albanian Airlines te Ali Evsen u bllokuan nga Aviacionit Civil. Administratori i kompanise Firidun Goyushov e konsideroi vendimin te padrejte dhe se do ta ankimonte vendimin e Ministrise se Transporteve. Albanian zoteronte disa linja me Italine ndersa ne dite regjistronte deri ne gjashte fluturime. Evsen posedonte 93 per qind te kesaj kompanie qe kryente udhetime ne 12 destinacione nga aeroporti nderkombetar i Tiranes Nene Tereza. Ne vjeshten 2009 kryeministri Berisha e kishte pritur Ali Evsenin ndersa shoqeronte Princin e Arabise Saudite H.R.H. Mansour Bin Mogrin Bin Abdulaziz Al Saud. Princi saudit ishte shprehur se ishte nder per grupin qe ata perfaqesonin te ngrene larte emrin e kompanise ajrore Albanian Airlines qe ata kane blere nga Grupi Al Kharaf. Ndersa presidenti i Grupit te kompanive EVSEN Dr. Ali Evsen tha se blerja e linjes ajrore Albanian Airlines eshte hapi i pare ne programin e madh investues qe ata kane bere si kompani per Shqiperine. Ai i prezantoi Kryeministrit portofolin e aktiviteteve qe ata mbulonin ne vende te ndryshme. Krahas biznesit ne transportin ajror grupi operon ne sektorin industrial te prodhimit si kondicionere televizore montim automjetesh edhe ne fushen e ndertimit si dhe ne ate te fibrave optike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›