E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ali Evsen dhjetra dergesa te dyshimta

Prokuroria Shqiptare nuk terhiqet nga hetimet ndaj biznesmenit te kompanise ajrore Albanian Airlines Ali Evsen. Megjithese njesia hetimore Task-Force ne prokurorine e Tiranes vendosi pak dite me pare pushimin e veprimeve hetimore tashme hetimi rreth kesaj ceshtjeje ndodhet ne doren e Prokuroreve te Krimeve te Renda. Lajmi behet i ditur nga burime prane kesaj te fundit te cilat thane se kane regjistruar procedim penal ndaj turkut Ali Evsen duke u mbeshtetur ne ligjin antimafia qe ben fjale per pastrimin e parave dhe hetimit te pasurise nga persona qe dyshohet se jane te implikuar ne afera kriminale. Momentalisht jemi ne fazen fillestare te hetimit por per tu njohur me se miri mbi transaksionet e dyshimta te biznesmenit Evsen i kemi derguar nje shrese njesise hetimore Task-Force ne menyre qe ajo te na vere ne dispozicion te gjitha aktet hetimore te administruara gjate hetimieve te kryera prej saj-thane burimet prane Krimeve te Renda. Te pyetur nese gjate kesaj faze ku ndodhet hetimi kane mare vendim per sekuestron e llogarive bankare te Evsen burimet sqaruan se eshte ende heret per te folur per nje vendim te tille. Pritet qe shume shpejt prokuroria e Tiranes ti vendose ne dispozicion dosjen hetimore ku mes akteve ndodhet dhe shkresa e derguar nga zyra e interpolit i cili pasi mesoi per arrestimin e Ali Evsen ne Spanje urdheroi menjehere autoritet shqiptare per te venen nen masen e sekuestros prenventive llogarite bankare te biznemsenit te kompanise ajrore Albania Airlines.

Hetimi financiar
Nje prokuror dhe nje oficer i Policise Gjyqesore eshte caktuar per hetimin financiar te biznesmenit Ali Evsen. Pritet qe ne ditet ne vijim organi i akuzes do ti dergoje nje shkrese per informacion te gjitha bankave te nivelit te dyte qe operojne ne vend per te pare gjendjen financiare te biznesmenit Evsen. Nen lupen e hetuesve te Krimeve te Renda do kalojne dhe disa kontrata shit-blerje si dhe transaksionet e bera nga Shqiperia ne drejtim te Turqise por dhe ne drejtim te Egjiptit. Mesohet se nga verifikimet kryera nga njesia Task-Force Ali Evsen ju zbuluan rreth 15 llogari bankare te cilat kapnin nje shume monetare rreth 200 mije dollareve.

Arrestimi ne Spanje
Evsen u arrestua ne qershor 2011 ne Spanje pasi dyshohet per nje sere akuzash duke filluar nga korrupsioni dhe pastrimi i parave. Se bashku me te u ndalua dhe nje shtetas egjiptian mik i ngushte i ish-presidentit te Egjiptit Hysein Mubarak. Evsen dyshohet se ka derguar miliona euro nga Shqiperia ne drejtim te Egjiptit para ketyre qe nuk i dihet burimi se nga kane ardhur. Momentalisht Ali Evsen hetohet ne Spanje ne gjendje te lire fale garancise pasurore prej 18 milione eurosh te deklaruara para gjykates. Si rezultat i ketij hetimi zyra e Interpolit i kerkoi dhe autoriteteve shqiptare qe te fillonin hetimet ndaj Evsen dhe ngrirjen e pasurise se tij. Kjo kerkese e mberritur ne menyre urgjente eshte ekzekutuar me te njejten shpejtesi nga Prokuroria e Tiranes e cila pasi kreu dhjetera veprime hetimore konstatoi se Ali Evsen nuk eshte autor i vepres penale per te cilen dyshohet duke vendosur pushimin e hetimeve. Nderkohe qe per sa i perket interesimit te autoriteteve spanjolle dhe atyre turke mbi kete ceshtje burimet shtuan se deri ne kete periudhe ende si ka ardhur asnje kerkese per informacion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›