E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha me rometDo integroheni. Dhuna akt racist

Ngjarje te shemtuar zhvillimi negativ akti i qarte racismi i papranueshem nga qeveria dhe nga shoqeria. Keshtu e ka quajtur kryministri Sali Berisha dhunen e ushtruar pak dite me pare ndaj komunitetit rom qe banonte ne zonen e Stacionit te Trenit ne Tirane.

Gjate nje takimi te kerkuar nga vete kryeministri Berisha me nje perfaqesi te komunitetit rom te shoqeruar nga kryetari i Unionit te Romeve te Shqiperise Amaro-Drom Skender Veliu dhe perfaqesues te tjere te shoqatave ne mbrojtje te ketij komuniteti ai u shpreh se pas ndalimit te dhunuesve nje dite me pare nga policia drejtesia do te thote fjalen e saj. Me tej kryeministri Berisha theksoi perpjekjet e qeverise se tij ne ndihme te ketij komunitetit.

Ju garantoj se qeveria eshte shume e vendosur te punoje bashke me ju per tju integruar ju gjithnje e me shume per te normalizuar jeten tuaj per te kapercyer pasojat e renda te nje diskriminimi te pamerituar shekullor qe ka rene mbi komunitetin tuaj ne kundershti me kontributin dhe lumenjte e djerses qe ju keni derdhur per kete vend dhe kete shoqeri- tha kryeministri.

Nderkohe nga ana e tij kreu i Unionit te Romeve te Shqiperise Amaro-Drom Skender Veliu I shprehi kryemnistrit Berisha shqetesimin dhe keqardhjen per dhunen e ushtruar ndaj banoreve rome duke e cilesuar ate si akt nje te shemtuar i shkaktuar nga nje grup te rinjsh huligane ndaj nje komuniteti te barabarte me te gjithe te tjeret.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›