Topi uron Napolitanon per 150-vjetorin e bashkimit te Italise

Presidenti i Republikes Bamir Topi nepermjet nje mesazhi te derguar me rastin e festimeve te vecanta te zhvilluara dje ne vendin fqinj uron Presidentin Xhorxho Napolitano per 150-vjetorin e bashkimit te Italise.
Bashkimi i Italise ne vitin 1861 shenon nje ngjarje historike shume te rendesishme jo vetem per Italine por edhe per shume vende te Evropes se asaj kohe. Kjo levizje politike dhe shoqerore qe u finalizua me bashkimin e shteteve te ndryshme te ndara te Gadishullit Apenin ne nje vend te vetem ishte nje proces i veshtire dhe me shume sakrifica. Trashegimia dhe vete procesi i ketij bashkimi ka lene mbresa te thella dhe ka ndikuar edhe ne vendet fqinje te Italise sic eshte dhe Shqiperia- shprehet Topi.
Presidenti i Shqiperise vleresuar nivelin e marredhenieve midis dy popujve dhe ka shprehur bindjen se do forcohen dhe me tej ne te ardhmen.