Berisha me sipërmarrës: Politika e Ramës për taksat absurde, do mbetet në kuti
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi pasditen e së martës një takim me sipërmarrësit në lagjen Kombinat të Tiranës. Kreu i së dajthtës e ka shfrytëzuar bashkëbisedimin me biznesmenët për të rivënë në shesnjestër të sulmeve taksën progresive të ofruar nga PS, vendosja e të cilës sipas tij do të thotë falimentim i plotë i vendit.
Dy modele po përballen sot, modeli i taksës së ulët ose të 10-tave, dhe ai i taksës së lartë apo progresive. Taksa progresive do të thotë para shumë më pak për investitorin, para më pak për kompaninë, pamundësi për rritje pagash, pamundësi krijimi vendesh pune. Do të thotë shkurtim i vendeve të punës. Ndërsa me taksën e sheshtë barra fiskale shpërndahet në mënyrë të përgjithshme.- tha Berisha.
Shefi i qeverisë shprehu gadishmërinë e tij dhe kabinetit qeveritar për të bërë gjithcka për suksesin e biznesit, duke i siguruar sipërmarrësit se mbështetja e fuqishme ndaj tyre do të mbetet një politikë konstante.
Gjatë fjalës së tij Berisha vlerësoi edhe rritjen e investimeve në vend, proçes ky që sipas tij do të vijojë në 4-vjeçarin e ardhshëm.
Në vitet e fundit Shqipëria ka marrë 1 miliard dollarë në çdo vit. Ne jemi të gatshëm të marrim çdo hap në mënyrë që në 4 vitet që vijnë të arrijmë 6 miliardë dollarë investime. Kjo është një shifër realiste pasi për Shqipërinë janë parashikuar investime gjigande. Shefi i qeverisë ka saktësuar se vetëm kaskada e Devollit ka një kosto prej 1 miliard dollarë, ndërsa ka shtuar se gazsjellësi TAP ofron punësim dhe mundësi për përdorimin e gazit në shkallë të gjerë. Po ndërtohen edhe parqe industriale. Ne kemi punësimin e shqiptarëve qëllimin më madhor dhe mirëqënien prioritetin e dytë. Kjo është një histori suksesi, u shpreh Kryeministri.