Berisha me studentët në Berat: Do i japim mundësi çdo të riu të testojë aftësitë universitare
Përkundër kritikave për liberalizim abuziv të pranimeve në Universitete, Kryeministri Sali Berisha mbetet vendosur për ti dhënë mundësi cdo të riu të testojë aftësitë e tij universitare. Gjatë një takimi me studentë të Universitetit të Beratit, Berisha nxiti brezin e ri ta duan vendin e tyre dhe të mos influencohen nga të tjerët.
Ne do bëjmë gjithcka për shkollimin më të mirë dhe punësimin tuaj, kemi bërë hapa të mëdha për shkollimin, kemi 162 000 studentë, cdo njeri që mendon se u teprua le ta mendojë për një moment veten pa shkollë. Do bëjmë gjithcka që cdo i ri të ketë mundësi të provojë veten në Universitet dhe në realizimin sa më të mirë të kësaj ëndrre. Natyrisht edhe punësimi juaj është po aq i rëndësishëm, shoqëria duhet të bëjë më shumë për hapjen e reja të vendeve të punës. Mos pranoni në asnjë mënyrë tua shajnë vendin tuaj, gjeneratat më të hershme kanë në memorje një Shqipëri shumë problematike, një Shqipëri ku varfëria ishte në nivelet më të larta, një sistem që i skllavëroi njerëzit, krahun e punës . Ju jeni të rinj të një niveli ku është rritur 11 herë prodhimi në 21 vite si asnjë vend tjetër, një Shqipëri e anëtarësuar në NATO, lëviz lirisht në Europë. Nëse është dikush që duhet të thotë fjalë të mira për vendin, ata jeni ju, sduhet të influencoheni. Natyrisht që Shqipëria ka shumë punë për të bërë, ende nuk është vend i zhvilluar tha Kryeministri.
Duke iu referuar progresit të vendit përgjatë viteve të demokracisë, Kryeministri u bëri të rinjve një panoramë të zhvillimeve më të rëndësishme, me në fokus rritjen e prodhimit të brendshëm 11 herë, rritje e cila sipas Kryeministri është unike dhe ska ndodhur në asnjë vend tjetër në një hark ka të shkurtër kohor.
Universiteti juaj përbën zhvillimin më pozitiv në historinë më moderne të këtij qyteti. Jam këtu për tu dëgjuar ju, për ne në mënyrën më të vendosur të rinjtë të rejat dhe problemet e tyre janë cështja më kryesore e axhendës sonë. Jemi kombi më i ri, ju garantoj ju se ky vend i cili 20 vite më parë kur u nis në rrugën e lirisë kishte ngjashmëri shumë më të madhe me vendet e varfëra të Afrikës sesa Europës. Por po ky vend që në 91 kishte të ardhurat për frymë të tretat me vendet më të varfëra, po ky vend ka njohur rritje kolosale të të ardhurave për frymë. Nëse jemi rritur 11 herë , kush ka qenë softi i kësaj rritje, unë them absolutisht të rinjtë. Po i referohem prapë asaj kohe, ku të rinjtë ishin terësisht të mbyllur. Softi i këtij suksesi ka qenë rinia. Shqiptarët ia dolën të kenë nivelin më të lartë të rekrutimit në shkollat e larta dhe të mesme, ia doli të ketë 1 ndër 10 administratat më të vogla në rajon deklaroi Berisha.